Bixhoz në një lokal në jug të Mitrovicës, Policia tregon se çfarë u konfiskua
Në rrugën “Kemajl Ataturk” në jug të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së martës, policia e Kosovës ka vërejtur disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor, gjatë kontrollit te një i dyshuar është gjetur dhe është sekuestruar një thikë, shkruan Zeri.info.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër valixhe, me gjithsej 1610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.
Policia thekson se të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm & Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Rr. “Kemajl Ataturk”, Mitrovicë jug, 13.10.2026 – 03:50. Njësitë policore në një lokal kanë vërejtur se disa persona ishin duke luajtur bixhoz. Gjatë kontrollit të një të dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili udhëzon që pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rasti i lartcekur. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar katër valixhe, me gjithsej 1610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri