Një grua në Drenas dyshohet se e sulmoi fizikisht burrin e saj
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas, ku një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 13 tetor, rreth orës 20:00, transmeton Zeri.info.
Të dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri