Sot shënohet Dita e Shëndetit Mendor, në Prishtinë mbahen dy ngjarje

Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet çdo vit më 10 tetor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit global, luftimit të stigmës sociale dhe mobilizimit të mbështetjes për kujdesin ndaj shëndetit mendor.

Objektivi i përgjithshëm i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në mbarë botën dhe të mobilizojë përpjekjet në mbështetje të shëndetit mendor.

Kjo ditë u ofron mundësinë të gjithë akterëve që punojnë në fushën e shëndetit mendor të flasin për punën e tyre dhe për atë që duhet bërë më tej, në mënyrë që kujdesi për shëndetin mendor të bëhet një realitet për njerëzit në mbarë botën.

Në Prishtinë për këtë ditë do të ketë dy ngjarje të organizuara.

Nga ora 10:00 në Prishtinë mbahet edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.

Ndërkaq, një orë më vonë, klubi “Dëshira” organizon konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.  /rtk