Sot, temperaturat deri në 25 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, ndërsa të dielën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.
Sipas IHMK-së, sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa lokalitete mund të sjellin riga të dobëta shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri