Haxhiu reagon pas vrasjes së dy personave në Livoç të Gjilanit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë një grua dhe një burrë, ndërsa një person tjetër u plagos.

Përmes një postimi në rrjetin socila Facebook, Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.

Ajo ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se pret që të gjitha rrethanat e këtij krimi të zbardhen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Në fund, Haxhiu ka bërë thirrje që familjeve të prekura t’u ofrohet mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.