Basha priti ambasadorin e ri të Francës në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të shoqëruar nga atasheu për Bashkëpunim, Frederic Deshayes.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në projektet strategjike infrastrukturore, zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe bashkëpunimin me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).
Ministri Basha ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit me Francën, si aleate dhe partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.