Kërcënime me bomba ndaj disa institucioneve shtetërore në Shqipëri, nis hetimi

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore në Shqipëri është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet se janë vendosur lëndë shpërthyese në ambientet e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila njofton se ka nisur menjëherë verifikimet pas pranimit të mesazheve, transmeton Zeri.info.

Sipas Policisë, deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet për identifikimin e burimit të mesazhit kërcënues. /Zëri