Arrestohet një person në Ferizaj, i kërkuar për vjedhje
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Ferizaj, i kërkuar për vjedhje

Kronika October 09, 2026 - 10:39

Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte i kërkuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është A.B dhe ka 26 vjet, ku në orën 01:00 është ndaluar pasi që gjatë verifikimeve policore ka rezultuar se kërkohej nga Njësia e Hetimeve e Stacionit policor në Ferizaj lidhur me rastet e vjedhjes.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe hetuesit kanë kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka nxjerrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për procedura të tjera hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë. /Zëri