Ia dhuroi pesë euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dyshuari
Një i dyshuar është arrestuar, pasi në pikë kufitare në Vërmicë ia ka dhuruar policit pesë euro ryshfet.
Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur më 8 tetor në orën 18:02, ku i dyshuari, derisa i ka prezantuar dokumente personale dhe të kamionit në brendi, kishte vendosur një kartëmonedhë prej pesë eurove.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.
“PKK – Vërmicë, 08.10.2026 - 18:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi në pikën kufitare, derisa i ka prezantuar dokumentet personale dhe të kamionit, në brendi kishte vendosur një kartëmonedhë prej pesë eurove. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri