Yamal, Haaland e Mbappe e kryesojnë listën, tre lojtarë të Realit në Top 10

Lamine Yamal dhe Erling Haaland vazhdojnë të jenë lojtarët me vlerën më të lartë në treg, ndërsa Real Madridi përfaqësohet me tre futbollistë në dhjetëshen më të shtrenjtë. 

Sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt, Yamal dhe Haaland kanë nga 220 milionë euro vlerë të tregut. Në vendin e tretë renditet Kylian Mbappé, me 200 milionë euro.

Ngjitjen më të madhe e ka bërë Michael Olise, i cili është rritur me 10 milionë euro dhe tani vlerësohet 180 milionë euro, duke u ngjitur në vendin e katërt. 

Ndërkohë, Vinicius Junior ka pësuar rënie të ndjeshme.

Braziliani ka humbur 10 milionë euro nga vlera e tij dhe tashmë vlerësohet 130 milionë euro.

Ai ka qenë në nivelin maksimal prej 200 milionë eurosh gjatë viteve 2024-2025. 

10 lojtarët me vlerën më të lartë:

Lamine Yamal (Barcelona) – 220 milionë euro

Erling Haaland (Manchester City) – 220 milionë euro

Kylian Mbappé (Real Madrid) – 200 milionë euro

Michael Olise (Bayern Munich) – 180 milionë euro

Jude Bellingham (Real Madrid) – 160 milionë euro

Pedri (Barcelona) – 150 milionë euro

João Neves (PSG) – 140 milionë euro

Khvicha Kvaratskhelia (PSG) – 140 milionë euro

Vitinha (PSG) – 140 milionë euro

Vinicius Junior (Real Madrid) – 130 milionë euro 

Olise ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë 12 muajve të fundit: në tetor 2025 vlera e tij ishte 130 milionë euro, ndërsa tani ka arritur në 180 milionë.

Ai u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës sezonin e kaluar dhe vendosi rekord për asistime në një Kupë Bote, me shtatë. /Zëri