Haaland flet për krizën te Manchester City: “Çfarëdo që të ndodhë…”

Erling Haaland ka reaguar për situatën e vështirë që po kalon Manchester City, pas vendimit për 114 shkelje të rregullave financiare të Premier League.

Norvegjezi foli shkurt për Sky Sports, duke shmangur komentet mbi detajet e çështjes ligjore, por duke bërë thirrje për unitet.

“Duhet të qëndrojmë bashkë. Çfarëdo që të ndodhë, duhet të vazhdojmë gjithmonë të buzëqeshim. Thjesht të përpiqemi të vazhdojmë të fitojmë”, tha Haaland.

“Le t’i tregojmë njëri-tjetrit dashuri, sepse ndiej shumë dashuri për këtë qytet. Gjithashtu kujdesem shumë për tifozët e këtij klubi. Jam një prej tyre. Tani për tani, ndihem edhe unë siç ndihen ata”, shtoi sulmuesi.

Haaland iu bashkua Manchester Cityt në verën e vitit 2022 dhe ka fituar disa trofe me klubin. City ndërkohë ka apeluar vendimin dhe pret zhvillimet e mëtejshme të çështjes. /Zëri