Mourinho ironizon me situatën e Man Cityt: “Preferoj të qesh, herët a vonë një fund do të vijë”

José Mourinho ka komentuar situatën e rëndë që po e përjeton Manchester City pas vendimit të një komisioni të pavarur, i cili e ka gjetur klubin fajtor për 114 nga 115 akuzat financiare të ngritura nga Premier League. 

Trajneri portugez ka ironizuar me kohën e gjatë që po e merr procesi dhe me apelimet që priten të pasojnë.

“Preferoj të qesh pak me këtë, sepse mendoj se një fund do të vijë. Por ne të dy, që jemi në të 60-at, duhet të kemi fatin të jemi ende këtu kur të vijë vendimi përfundimtar. Tani do të vijë një vendim, pastaj një apel dhe më pas edhe një apel tjetër…”, u shpreh Mourinho për "Corriere dello Sport". 

Çështja lidhet me pretendimet për parregullsi financiare gjatë periudhës 2009-10 deri në 2017-18.

Manchester City i kundërshton akuzat dhe ka nisur procesin e apelimit, ndërsa ndër skenarët e mundshëm përmendet edhe një ndëshkim shumë i rëndë, përfshirë rënien nga Premier League. /Zëri