Gruaja e Ronaldos i përgjigjet gruas së Messit pas lamtumirës së tij

Georgina Rodriguez, bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, ka reaguar në rrjetet sociale pas postimit emocionues të Antonela Roccuzzos për lamtumirën e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës. 

Antonela e kishte publikuar një mesazh të ndjerë për bashkëshortin e saj, duke shprehur krenarinë për rrugëtimin e tij me fanellën e Argjentinës dhe emocionin për mënyrën se si e mbylli këtë kapitull të karrierës.

Në komentet e postimit, Georgina i shkroi Antonelës: “Postim i mrekullueshëm për familjen”.

Reagimi i Georginës vjen vetëm pak ditë pasi ajo u bë zyrtarisht bashkëshortja e Cristiano Ronaldos. 

Messi ia dha lamtumirën Argjentinës pas ndeshjes ndaj Beninit, duke e mbyllur një epokë të jashtëzakonshme me kombëtaren.

Ronaldo gjithashtu kishte reaguar ndaj postimit të Messit, duke i shprehur respektin për gjithçka që kishte arritur me Argjentinën. /Zëri