Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq
Policia ka gjetur një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren të Leposaviqit të mërkurën.
Policia ishte informuar për rastin e më pas në vendngjarje gjeti armën, fishekë, pantallona ushtarake e të tjera.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pabanuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një ‘AK-47’, dy karikatorë të zbrazët të ‘AK-47’, 119 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, pantallona ushtarake, një kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin ditor të Policisë.