Mustafa përgëzon për “pjekuri institucionale” deputetët pas votimit të Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e Presidentes

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka vlerësuar si “pjekuri të lartë institucionale” miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente.

“Presidentja ka marrë 81 vota të Kuvendit”, tha Mustafa për IndeksOnline, duke theksuar mbështetjen e gjerë parlamentare.

Ai e cilësoi Shiroka Pulën personalitet me “vlera të larta profesionale, intelektuale dhe njerëzore”, të nevojshme për vendin në këtë periudhë.