Nisin ankesat për gjyqtarin e El Clasicos: Ai është tifoz i Barcelonës

Caktimi i Alejandro Hernandez Hernandezit për të gjykuar El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit ka shkaktuar menjëherë polemika në Spanjë.

Sipas raportimeve, arbitri spanjoll pritet të jetë gjyqtari i përballjes së madhe të 25 tetorit në Camp Nou.

Edhe pse caktimi ende nuk është zyrtarizuar, lajmi ka shkaktuar reagime të forta, sidomos në kampin madrilen.

Në rrjetet sociale dhe në mediat pranë Real Madridit janë rikthyer në vëmendje disa prej vendimeve të diskutueshme të Hernández Hernández në ndeshjet e mëparshme mes dy skuadrave.

Në veçanti përmendet Clásico i vitit të kaluar, kur arbitri nuk akordoi penallti për një prekje me dorë të Aurélien Tchouamenit brenda zonës.

Episodi shkaktoi shumë diskutime dhe mbeti një nga momentet më të debatuara të asaj ndeshjeje. 

Tani, pas lajmit për caktimin e tij të mundshëm, në Madrid kanë shpërthyer reagimet.

“Hernandez Hernandez është tifoz i Barcelonës”, është një nga akuzat që po qarkullon në rrjetet sociale dhe në disa media të afërta me Real Madridin.

Arbitri nga Ishujt Kanarie është prej vitesh një figurë e njohur dhe kontroverse në futbollin spanjoll.

Ai ka drejtuar disa herë El Clasicon dhe vendimet e tij kanë qenë në qendër të kritikave nga të dyja palët. 

El Clásico i radhës, Barcelona–Real Madrid, është planifikuar për më 25 tetor, ndërsa pritet të jetë një tjetër përballje me tension të madh, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. /Zëri