Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka uruar nga qelia presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula për marrjen e pozitës.
Ai ka përgëzuar edhe të zgjedhurit e popullit, që sipas Metës, dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.
“Urimet më të përzemërta prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të presidentes së Kosovës. Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit. Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve evropianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen europiane”, shkroi ndër të tjera Meta në rrjetin social, Facebook.