“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, fjalimi i Shiroka-Pulës pas zgjedhjes si presidente

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës një një seancë të jashtëzakonshme.

Shiroka-Pula në fjalën e saj të rastit u shpreh se e pranon me përgjegjësi të plotë detyrën e re, raporton Zeri.info.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegësi të plotë detyrën e presidentës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan.

Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dalë pa dallim politik, etnik e shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim e përforcimin e institucioneve tona.

Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt dhe me orientim të qartë euroatlantik.

Do ta mbrojë kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Besoj në Kosovën dhe te njerëzit e saj, besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Zoti e bekoftë Kosovën”, thuhet në fjalimin e Shiroka-Pulës ./Zëri