Haradinaj: Ju ftoj të gjithëve në shesh, të votohet sonte Ligji për Specialen

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në shesh në protestën që ka si kërkesë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kanë mbetur edhe pak orë në dispozicion, prandaj e ka konsideruar të rëndësishme kalimin e këtij ligji.

“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’I kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka thënë Haradinaj në një adresim në rrjetin social Facebook.