Hamza tregon se a e voton PDK-ja çdo emër të LVV-së për president, që projektligji për Specialen të kryhet
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nëse partia e tij do ta votojë “çdo lloj emri për president”, në mënyrë që procesi për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfundojë.
Hamza ka thënë se deputetët e partisë që drejton kanë të drejtë të vendosin sipas bindjeve të tyre, raporton Klankosova.tv
“PDK-ja voton, megjithatë deputetëve kurrë nuk u kërkoj t’i nënshtrohen çfarëdo vullneti të kërkujt. E kanë të drejtën e plotë që të votojnë sipas bindjeve të tyre”, tha Hamza.
Megjithatë, ai shtoi se brenda Grupit Parlamentar diskutohen të gjitha temat, por çdo vendim respektohet.
“Ka një harmoni, në grup parlamentar diskutojmë të gjitha temat. Debati është prezent. Në fund, vendimet i respektojmë”, tha Hamza.