Në rajonin e Ferizajt 60 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, 35 motoçikleta dhe dy trotinetë të konfiskuar

Policia rajonale e Ferizajt, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se ka intensifikuar gjatë muajit shtator kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve.

Sipas njoftimit të PK-së, si rezultat i kontrolleve janë shqiptuar gjithsej 60 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë hasur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, raporton Zeri.info.

“Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 35 motoçikleta/skuterë dhe dy trotinetë, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të planit operativ ‘Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetave”’, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri