Qëlloi aksidentalisht me armë zjarri një person, arrestohet burri nga Vitia
Policia ka arrestuar një burrë në Viti, pasi dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më datën 02.10.2026, rreth orës 21:00, në Viti, raporton Zeri.info.
“Viti, 02.10.2026 - 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar viktimën mashkull kosovar, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, një armë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia në njoftimin e PK-së. /Zëri