Gjendet e vdekur një femër në Podujevë
Policia ka pranuar një informatë se një femër është gjetur pa shenja jete në Podujevë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më datën 04.10.2026, rreth orës 18:30, në Podujevë, raporton Zeri.info.
“Podujevë, 04.10.2026-18:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri