Policia përdor gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit nga sheshi [video]
Policia e Kosovës ka hedhur sërish gaz lotsjellës.
Kësaj radhe ata kanë përdor gaz në drejtim të protestuesve që po qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, në afërsi në ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Sipas pamjeve të realizuara nga “Zëri”, policia ka hedhur gaz lotsjellës në vendin ku edhe është vendosur tenda nga protestuesit.
Disa protestues duke u larguar dëgjohet teksa thonë “kujdes zjarri”.
Protestuesit kanë kërkuar që askush nga deputetët mos të dalë pa i votuar ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë. /Zëri
Më poshtë “Zeri.info” ju sjell pamje nga sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë: