Vazhdon protesta para Qeverisë së Kosovës, hidhet sërish gaz lotsjellës
Foto: Laura Hasani

Vazhdon protesta para Qeverisë së Kosovës, hidhet sërish gaz lotsjellës

Aktuale October 05, 2026 - 21:18
Policia tenton t’i shpërndajë protestuesit teksa tensionet vazhdojnë

Policia e Kosovës po bën përpjekje t’i shpërndajë protestuesit duke i larguar ata nga sheshi “Skënderbeu”, duke hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

Oficerë të policisë për kontrollin e trumave të trazirave e kanë krijuar një kordon në këtë shesh të kryeqytetit dhe po vazhdojnë t’i shtyjnë protestuesit larg ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ata po tentojnë t'i largojnë protestuesit edhe përtej sheshit "Nënë Tereza", që ndodhet ngjith me sheshin "Skënderbeu".

Ndërkohë, është raportuar edhe për disa protestues të lënduar. 

Image

Image