Milot Rashica: Për Kosovën jam gati çdo herë, gjithmonë me zemër për këtë fanellë
Anësori i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka bërë një postim të veçantë në rrjetet sociale.
Ylli i kombëtares dardane ka shkruar disa fjalë për katër ndeshjet e para të Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ai është shprehur krenar që e përfaqëson kombëtaren e Kosovës, derisa tha se është i gatshëm të kontribuojë për Kosovën në çdo kohë.
“2 javë shumë dinamike, me 4 ndeshje jo të lehta, por gjithmonë kënaqësi ta përfaqësoj. Krenari e madhe të jap gjithçka për Kosovën, çdo herë e në çdo formë. Gjithmonë me zemër për këtë fanellë, në rrugën që po ndërtojmë dhe me ëndrrën që kemi para nesh”, ka shkruar Milot Rashica në rrjetet sociale.