“UÇK, UÇK!”, protestuesit bllokojnë hyrje-daljet e Qeverisë, gjuhen mjete piroteknike
Disa protestues janë pozicionuar para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë brohoritur “UÇK, UÇK!” dhe kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të oborrit të Qeverisë.
Kërkesa e protestuesve ndaj Qeverisë dhe deputetëve është që të votohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.