Diskutime mes Haxhiut dhe shefave të grupeve parlamentare, pritet mocion për Specialen
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas votimit në lexim të parë të -projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka thirrur në një konsultim shefat e grupeve parlamentare.
Siç shihet në fotografi, Arbërie Nagavci, Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri janë pranë kryetares Haxhiu dhe, siç raportohet, ata po kërkojnë që Projektligji të procedohet për votim edhe në lexim të dytë.