Protestuesit mbeten para Kuvendit, pas votimit

Edhe pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.

Çlirim Haziri, një nga organizatorët e protestës, tha se protesta nuk përfundon me votimin e sotëm.

“Këtu nuk mbaron, këtu veç sa ka filluar”, tha Haziri.

Sipas tij, protestuesit do të qëndrojnë para Kuvendit, derisa projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë.