Çështja e presidentit, Kurti paralajmëron takim me Hamzën
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar zhvillimin e takimit të radhës me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Kurti ka falënderuar Hamzën për takimet e zhvilluara deri tani.
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse partitë nuk sigurojnë zgjedhjen e kreut të shtetit brenda këtij afati, vendi përballet me zgjedhje të reja parlamentare.