Votohet në parim projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në votim morën pjesë 91 deputetë.

Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë, për t’u miratuar përfundimisht.

Pak para seancës plenare, ai është votuar unanimisht nga anëtarët e Komisionit që kanë qenë prezent. Për ndryshim të Ligjit kanë votuar 9 deputetë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.