A mund të përfundojë Ligji para afatit për presidentin?
Miratimi i mundshëm i projektligjit në lexim të parë nuk nënkupton se ai ka përfunduar procedurën parlamentare.
Pas votimit në parim, projektligji duhet të kthehet në komisionin përgjegjës për shqyrtim nen për nen dhe për amendamente, para se të rikthehet në seancë për lexim të dytë dhe votim përfundimtar.
Rregullorja e Kuvendit lejon shmangien nga afatet e zakonshme procedurale në raste të caktuara, nëse këtë e propozojnë së paku gjashtë deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e deputetëve të pranishëm, me kusht që shmangia të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën. /rel