Hamza kërkon që deputetët të votojnë njëzëri
Aktuale
October 05, 2026 - 10:52
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ka kërkuar deputetëve të bashkohen dhe ta votojnë projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Ju lus, deputetë, të kemi qëndrim unik në votimin e këtij projektligji”, tha i pari i PDK-së.
Sipas tij, kjo nismë nuk duhet të shihet si ligj i PDK-së, pasi kjo çështje tejkalon çështjet partiake. /Zëri