Hamza shkon në takim me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se do të takohet sërish me kryeministrin Albin Kurti, pas takimit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai tha se takimi nis në orën 16:30.

Edhe të premten, dyshja u takuan për diskutime në lidhje me çështjen e presidentit dhe me projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Qeveria mbrëmë bëri me dije se e ka proceduar në Kuvend përgjigjen e vet në lidhje me projektligjin në fjalë