Policia në Prishtinë organizon aktivitet vetëdijesues kundër dhunës

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, sot do të organizojë një aktivitet vetëdijesues me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës.

Siç thuhet në njoftimin për media, aktiviteti do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Policia ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë aktivitet.