Mot me diell dhe vranësira të premten, temperatura deri në 22 gradë

Moti gjatë ditës së premte pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius,

Ndërkohë, do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Në përgjithësi, dita e premte pritet të karakterizohet nga mot i qetë dhe temperatura relativisht të buta gjatë orëve të ditës.