Gjini për aktgjykimin e Speciales: Nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta treguar të vërtetën tonë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se Kosova duhet ta përcjellë më fuqishëm atë që ai e cilësoi si “sedimentin e popullit të Kosovës”, në reagimin e tij lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Gjini këto deklarata i bëri në protestën e organizuar nga organizata “Liria ka emër”, ku foli për nevojën që, sipas tij, e vërteta e Kosovës të prezantohet në mënyrë sa më të fuqishme.

“Sipas bindjes time ka qenë e vetmja gjë që kam mund ta them, ama ne duhet me tregu sedimentin e popullit të Kosovës. Nuk kemi bërë mjaftueshëm për me tregu të vërtetën tonë, sa më fuqishëm që të jetë e mundur”, deklaroi Gjini.

Ai theksoi kështu nevojën për një angazhim më të madh në prezantimin e qëndrimeve dhe të së vërtetës që, sipas tij, lidhet me luftën dhe historinë e Kosovës. /eo