Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek
Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefekturën Ftiotis, në pjesën qendrore të Greqisë.
Si pasojë e kësaj janë plagosur gjashtë persona, ku njëri prej tyre rëndë ndodhet në gjendje të rëndë.
Mediat greke shkruajën se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, për arsye që ende nuk dihet.
Gjashtë personat e plagosur, të moshave nga 26 deri në 41-vjeç, u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Domokosit. Më pas, katër prej tyre u transferuan në Spitalin e Lamias, në qendër të prefekturës.
Një prej të burgosurve, i cili kishte pësuar plagë të rënda në kokë, iu nënshtrua menjëherë një operacioni. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë, ndërsa një tjetër i burgosur, i plagosur me një thikë të improvizuar, e ka kaluar rrezikun për jetën pas ndërhyrjes mjekësore.
Në të njëjtin burg, gjatë një muaji e gjysmë të fundit, është shënuar për të tretën herë një incident i ngjashëm.