Arrestohen katër gra në Prishtinë, dyshohet se sulmuan fizikisht një grua tjetër

Katër gra kosovare janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 16:00, transmeton Zeri.info.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Zëri