Përleshja me Edin, Gjykata e Apelit merr vendim për Jozin

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozefin Marku, në rastin e përleshjes së bujshme me ish-banorin e BBVK-së, Eduard Kuçi.

Siç raporton Top Channel, këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike të cilat tregonin përleshjen fizike me Edin, ngjarje që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij.

Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Në videon e publikuar nga vetë Edi, një muaj më parë, shihet Jozi, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, duke u përfshirë në një përleshje fizike me influencuesin nga Juniku, i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3 dhe më pas në Big Brother VIP Kosova 4.