E ofendoi ish të dashurën për shkak të xhelozisë, i dyshuari intervistohet nga Policia
Policia ka raportuar për një rast të dyshuar të dhunës në marrëdhënie në Fushë-Kosovë, ku një person dyshohet se ka ofenduar me fjalë fyese ish të dashurën e tij.
Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri