Leonora Jakupi shfaqet krah deputetes Sala Jashari

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet krah deputetes së PDK-së, Sala Jashari.

Fotografia duket se është realizuar para nisjes së protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sonte (28 shtator) kjo protestë shënon natën e 13-të të saj.

Jakupi ka qenë pjesë e protestave edhe në ditët e kaluara, ku ka marrë fjalën para të pranishmëve si një nga folëset.

Ajo gjithashtu ka interpretuar këngën “A vritet pafajësi”, duke iu bashkuar kështu programit artistik të protestës.

Ndërkohë, në fotografinë e publikuar sonte, këngëtarja shihet pranë Jasharit, pak para fillimit të protestës, që tregon se do të jenë të pranishme edhe këtë mbrëmje.

Kjo po bëhet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit të 16 shtatorit.