Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka njoftuar se është zgjedhur kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Përmes një postimi, Qorolli ka bërë të ditur se për zgjedhjen e tij ka marrë besimin e LVV-së dhe votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“E pranoj këtë përgjegjësi me respekt të madh dhe me përkushtim të plotë ndaj Republikës tonë”, ka shkruar Qorolli.