“E lëmë anash përballjen me Austrinë, duhet fitore ndaj Izraelit”, Valmir Matoshi optimist për këndelljen e “Dardanëve”

Mesfushori Valmir Matoshi thotë se Kombëtarja e Kosovës duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Austrisë, ndërsa e ka lënë anash humbjen me Austrinë.

Matoshi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë ndaj Austrisë, ku edhe fitoi një penallti – të cilën më pas e konkretizoi Edon Zhegrova.

Për faqen zyrtare të FFK-së, ylli i Sturm Graz ka komentuar humbjen ndaj Austrisë si dhe shtoi se tani duhet t’i marrin pikët e plota me Izraelin.

“Për neve nuk ka qenë e lehtë sepse e kemi pasur një rast të mirë shënimi në fillim, por nuk e dhamë. Tani ka qenë loja komplet ndryshe, kemi humbur topa të lehtë, në dy pjesët”.

“Këtë lojë e kemi lënë anash, tash të shohim. Duhet të presim më shumë prej krejtve, duhet me fitu këtë lojë. Jemi ekipi më i fortë dhe ishalla fitojmë”.