Kosova rikthehet në stërvitje, fokusohet tek Izraeli

“Dardanët” duhet ta harrojnë sa më shpejt humbjen nga Austria, ngase nevojiten pikët e plota në Hungari të enjten.

Për këtë Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se lojtarët e Kombëtares sot u janë kthyer stërvitjeve.

“Në seancën e sotme në Debrecen, futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Austrisë zhvilluan stërvitje, ndërsa titullarët e kësaj sfide iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër”, thuhet në njoftim. /Zëri