Lushaku-Sadriu: E kemi përgjegjësi ta lartësojmë luftën çlirimtare

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur në një konferencë për media pas seancës të Kuvendit, ku u miratua deklaratat e propozuar nga PDK për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së.

Ajo u shpreh e kënaqur që në tekstin e miratuar u morën parasysh të gjitha komentet e partive.

Lushaku Sadriu tha se kanë përgjegjësi ta lartësojnë luftën çlirimtare."Gjithsesi jemi të vetëdijshëm dhe duam të kontribuojmë që Kosova të jetë shtet i pavarur me liri dhe të respektojë parimet ndërkombëtare", tha Lushaku-Sadriu.