Përfshihet nga zjarri një apartament në Korçë

Një zjarr ka përfshirë një apartament në Korçë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga një bombol gazi që përdorej për gatim.

Pronarja e banesës ka deklaruar se bombola ishte në përdorim në momentin kur shpërthyen flakët.Bëhet e ditur se menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin e përhapjes së flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të ngjarjes./abcnews.al