Një person vdes në aksident trafiku në Lutogllavë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 26 shtator, rreth orës 01:05, kur një veturë, që drejtohej nga një person i dyshuar, dyshohet se është përfshirë në një vetëaksident të shkaktuar nga pakujdesia.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, ndërsa pasagjeri që ndodhej në veturë ka humbur jetën.

Vozitësi është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.