“Qëndresa vazhdon, zëri ynë nuk shuhet”, Endrit Thaçi reagon pas natës së 11-të të protestës
Në kryeqytet është mbajtur sonte për të 11-tën natë radhazi protesta qytetare në sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas përmbylljes së tubimit masiv, ka reaguar djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, i cili ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme qytetare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se kauza dhe vendosmëria mbeten të palëkundura.
“Nata e 11-të. Zëri ynë nuk shuhet, qëndresa vazhdon! Faleminderit secilit që është me ne”, ka shkruar Thaçi.