Qytetarët mblidhen masivisht në kryeqytet në protestë për çlirimtarët

Protestat në Kosovë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së kanë vazhduar edhe sot.

Në kryeqytet sot po zhvillohet dita e 11-të e protestës për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarët janë mbledhur masivisht edhe sot në numër të madh për çlirimtarët.